“Kishte tre vite që më shikonte por s’doja të lidhesha”- Volejbollistja rrëfen historinë e dashurisë me Erion Zeqirajn: E mbylla jetën time me të

May 26, 2020 | 10:16
SHPËRNDAJE

Erion Zeqiraj bëri publike lidhjen me volejbollisten Blerta Ligaj gjatë periudhës së qëndrimit të izoluar në karantinë.

Dhe duket se të dy janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Volejbollistja rrëfeu historinë e dashurisë duke treguar se kanë 1 vit të lidhur së bashku dhe se e ka mbyllur jetën e saj me Erionin.

“Erionin do ta marr me vete. Kemi gati 1 vit që jemi bashkë. Është njeriu më i mirë i jetës sime dhe e mbylla jetën time me Erionin. Mendoj se çdo gjë do të kalojë mirë sepse fillimi i mbarë gjysma e punës. Fillimi ishte i mbarë dhe uroj të vazhdojë kështu,”– u shpreh Blerta e ftuar në emisionin “Rudina”.

Ndërsa tregoi si janë njohur bashkë: “Unë bëja stërvitjen tek gocat e Tiranës ku edhe Erioni është pjesë e ekipit të Tiranës. Kishte 3 vite që më shikonte aty, por nuk doja të lidhesha ose të njihja dikë sepse isha e fokusuar tek sporti dhe tek modeligu por ka një vit që fillova ti kushtohesha pak Erionin. Aty jemi parë. Përshtatemi me njëri-tjetrin.”

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura