“Kishte shumë armë rreth shtratit, shishe me drogë”, e vërteta e errët që fshihet pas varësisë ndaj drogës së Elvis Presley-t

Aug 8, 2020 | 14:33
SHPËRNDAJE

Elvis Presley pëlqehej dhe njihej nga e gjithë bota si mbreti i muzikës Rock ‘n’ Roll, por ai kishte edhe një anë të errët të jetës së tij gjithashtu.

6b451a74-b311-42e6-a4e4-7e485725fa55

Pavarësisht famës dhe faktit se publiku e adhuronte, ai vazhdoi të bëhej gjithnjë e më i varur ndaj lëndëve narkotike.

Beteja e tij me drogën u risoll edhe një herë në vëmendje nga ish-partnerja e tij, Linda Thompson, e cila nxorri në pah detaje pikëlluese në vitin 2016, në autobiografinë e saj “A Little Thing Called Life”.

0f8fb0c4-ee68-4915-8aa5-dafff0786696

Linda, e cila tashmë është 70 vjec, ishte vetëm 22 kur takoi për herë të parë Elvis-in, i cili ishte 15 vite më i madh, si dhe dashuria e saj. Dyshja u nda në 1976, një vit përpara se ai të vdiste në gusht.

Edhe pse ajo e donte dhe i adhuronte kohët që kishte kaluar me Elvis-in, nuk u përmbajt kur erdhi puna tek ana e tij e errët.

89c413dd-3cd8-4448-be3d-645ed0c30683

Liza zbuloi se ai kishte vdekur kur u telefonua nga vajza e tij 9-vjecare, Lisa Marie, me të cilën kishte ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë gjatë kohës që kishte qenë bashkë me Elvis-in.

Linda i ka shpëtuar jetën Elvis-it më shumë se sa një herë, ku nuk kanë munguar përpjekjet edhe për ta ndihmuar të hiqte dorë nga droga.

58e15c77-f8b3-4428-be88-24bc4e2ef581

Ajo kujton se gjatë asaj kohe nuk kishte shumë informacione rreth dëmeve që lëndët narkotike shkaktonin dhe se Elvis ishte i bindur se nuk do të dëmtohej prej tyre.

Edhe pse u ndanë, Linda gjithmonë shpresonte se një ditë do të ribashkoheshin sërish, deri në momentin që ai ndryshoi jetë tragjikisht.

Gjatë udhëtimit të tyre të parë në Las Vegas, Linda kujtoi: “ Kishte shumë armë rreth shtratit dhe disa shishe me drogë brenda”.

Ajo e pyeti Elvis-in nëse ishte sëmurë, por kur i tha se nuk ishte, ajo e pyeti se përse kishte aq shumë receta lëndësh narkotike aty.

626bbf64-74bc-46ae-8050-585fb2445b3b

Linda kujtoi: “Ai pa përreth, u përpoq që të shihte shishet, të cilat as që ishte në gjendje t’i dallonte më dhe prandaj i duhej t’ua “ngulte” sytë për disa ccaste përpara se të formulonte një pyetje”.

Ai i tha se kishte “një problem të vogël me frymëmarrjen”, por se tani ishte mirë.

Ajo tha se i besoi, sepse në atë pikë që ishin, nuk kishte arsye për të mos e besuar. Por shumë shpejt, edhe ajo e mësoi varësinë e tij ndaj drogës.

“As që e dija që njerëzit pregatisnin receta lëndësh narkotike dhe prandaj nuk e vura në dyshim shpjegimin e tij”,- tha ajo.

Elvis merrte pilula gjumi ccdo ditë në mënyrë që të qetësohej. Ajo tha se ai merrte edhe pilula “për të marrë ngjyrë”, të cilat rrisnin nivelin e melaninës në lëkurën e tij.

Një ndër gjërat më të ccuditshme që Linda thotë në librin e saj lidhet me një marrëveshje që Elvis kishte bërë me një dentist.

Teksa kishin shkuar tek dentisti për një mbushje dhëmbi që ai do të bënte, pasi dentisti doli jashtë, ata tundën kokat ndaj njëri-tjetrit dhe Elvis shkoi të merrte një kavanoz të madh me pilula poshtë lavamanit, të cilat filloi t’i fuste në xhepa.

Linda tha se ishte e qartë se nuk ishte hera e parë që ai e bënte diccka të tillë dhe se nuk mund ta besonte atë që po shihte.

Ai i shpjegoi asaj se dentisti e dinte se ccfarë ishte duke bërë dhe se ishin thjesht pilula gjumi, për të cilat ishte e vështirë të merrje një recetë.

Elvis merrte pilula gjumi, disa pilula të tjera për t’u zgjuar dhe të tjera për të patur fuqi për të dalë në skenë. Ishte e qartë se ai nuk mund të hiqte dorë prej tyre dhe nuk mund t’ia dilte pa to.

Linda tha se gjatë kohës që përpiqej ta shpëtonte Elvis-in nga mbidoza, kishte harruar të kujdesej për veten dhe për nevojat që kishte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura