Kishte shenja në trup, foshnja 4 muajshe përfundon në spital! Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, dyshohet se e dhunonte! Në banesë i gjetën kanabis dhe armë

Sep 25, 2022 | 19:26
SHPËRNDAJE

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke në Athinë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij 4 muajshe.

foshnjebebe

Ka qenë nëna e fëmijës e cila kur u kthye në shtëpi, gjeti fëmijën duke qarë dhe me shenja në trup. Ajo e ka dërguar në spital, ku bashkë me të ishte dhe babai 20-vjeçar.

Sipas mediave greke, i riu i ka shkaktuar shenjat në trup foshnjës 4 muajshe duke e tundur, pasi ajo nuk pushonte së qari.

20-vjeçari dyshohet se është përdorues i lëndës narkotike, pasi gjatë kontrollit të policisë në banesë, iu gjet një sasi e vogël kanabisi dhe një armë zjarri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura