Kishte pantetën e pezulluar, tenton t’i japë policit 4 mijë lekë, arrestohet taksisti

Apr 25, 2015 | 22:12
SHPËRNDAJE

Një shtetas ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi tentoi të korruptonte policin e Rrugores, i cili e kishte ndaluar.

Policia rrugore, foto ilustruese

Kujtim Hoxha, i cili e kishte lejen e qarkullimit të pezulluar për 6 muaj, ka tentuar t’i japë 4 mijë lekë policit për ta lejuar të largohet.

Hoxha është arrestuar në kushtet e flagrances, teksa drejtonte një mjet që ofronte shërbim taski, tip “Alfa Romeo” me targë TR219T.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura