“Kishte mësues të infektuar që ditën e parë të shkollës”/ Zyrtarja e Ministrisë: Në rast se fëmijët kanë pasur kontakte…

| 20:42
SHPËRNDAJE
 

Zamira Gjini

Zamira Gjini, Drejtorja e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, është shprehur se që ditën e parë të shkollës kanë rezultuar mësues me Covid-19 dhe i janë bërë tampona kolegëve apo nxënësve që kanë pasur kontakt.

Që në ditën e parë ne kemi pasur mësues të infektuar dhe mësues të izoluar për shkak të kontaktit me mësuesit e infektuar. Struktura shëndetësore e shkollës ka bërë tamponin për mësuesin që ka qenë i dyshuar dhe për të gjithë mësuesit e tjerë pasi kanë bërë gjurmimin, pra kë ka takuar ky mësues i infektuar.

Ata mësues që nuk janë paraqitur në shkollë, janë zëvendësuar me mësues të tjerë. Kjo nuk është e lehtë, sidomos për ata të ciklit fillor që duan mësuesin e tyre dhe gjejnë një mësues tjetër. Por këto janë kushte dhe ne kemi pasur për detyrë që t’i ofrojmë nxënësve mësuesin që të zhvillojë mësimin në ato kushte të reja. Në rast se fëmijët kanë pasur kontakt me mësuesin e infektuar, është bërë kontroll patjetër”, u shpreh ajo në emisionin “Rudina”.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.