Kishte mbushur oborrin e shtëpisë me kanabis, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari

May 19, 2022 | 11:11
SHPËRNDAJE

Policia e Delvinës ka arrestuar këtë të enjte një 54-vjeçar nga fshati Bamatat, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.  

policia-bashkiake

54-vjeçari u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u zbulua se kishte mbjellur në ambientet e oborrit të banesës lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, gjatë kontrollit në fshatin Bamatat, Delvinë, përmes përdorimit edhe të dronëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bamatati”, në kuadër të të cilit është evidentuar e goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-H. H., 54 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi bimësh të dyshuara narkotike cannabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura