Kishte mbjellë kanabis në varreza, arrestohet 30-vjeçari. Në kërkim vëllai

Jun 30, 2015 | 15:51
SHPËRNDAJE

Policia e Delvinës ka zbuluar dhe asgjësuar 33-bimë narkotike kanabis sativa. Për rrjedhojë është arrestuar edhe poseduesi i tyre, Eduard Troka, 30 vjeç, banor i fshatit Kozarë të  Kuçovës, njëherësh edhe çoban në fshatin Çlirim të Delvinës.

Arrestimi i 30-vjeçarit Eduard Troka u krye në flagrancë, pasi në varrezat e fshatit Çlirim, iu gjetën rreth 33-bimë narkotike me lartësi deri në 11 cm, të cilat i kishte mbjellë në bashkëpunim me vëllanë e tij. Vëllai nga nëna, Viktor Çako, 22 vjeç është shpallur në kërkim. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura