Kishte interesim nga Hungaria, Broja një hap larg firmës me skuadrën e…

Mar 16, 2021 | 22:03
SHPËRNDAJE

Ilir Daja, trajneri i Parti zanit, pati deklaruar në një nga konferencat e tij për shtyp se për rinovimet e lojtarëve, do të fillojë puna pas ndeshjes derbi. Ndoshta për të parë dhe se cilët do të jenë ata futbollistë që bindin, si dhe ndoshta për t’u fokusuar fillimisht te një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, e më pas për të filluar për të menduar për të ardhmen. Janë plot 9 futbollistë titullarë, të cilët luajtën në derbi dhe që janë në muajt e fundit të kontratës. Idrizaj, Belica, Melo, Asani, Çinari, Bardhi, Hakaj, Mala dhe Broja. Pikërisht për këtë të fundit, ka edhe zhvillime sa i takon rinovimit.

broja-1

MË I RËNDËSISHMI

Rron Broja është një ndër më të rëndësishmit te Partizanit, por për trajnerin Daja, më i rëndësishmi. Një lojtar ekran të cilin çdo trajner do ta donte në skuadrën e tij. Broja i ka luajtur më shumë se 90% të minutave për Partizanin këtë sezon, si dhe i ka shërbyer skuadrës edhe si qendërmbrojtës, kur Belica ishte i dëmtuar. Duket qartë se Daja e dëshiron në ekip 24-vjeçarin, pasi nuk u tundua as nga interesimi i ekipit hungarez, MOL Fehervar.

ÇFARË THA BEQIRI PËR BROJËN

Ish-kapiteni i Partizanit, i thuri elozhe mesfushorit, duke e krahasuar me Gatuzon e Milanit dhe Skollsin e Mançesterit. “Broja ka filluar të krijojë baza të forta në mesfushë. Daja e do një ekran para mbrojtjes, është një lojtar që bën shumë punë. Ai lloj lojtari si Broja është i rëndësishëm për të gjitha ekipet. Broja është lojtar trajneri, si Gatuzo i Milanit, si Skollsi i Mançesterit. Janë lojtarë trajnerësh, që punojnë shumë dhe janë të rëndësishëm. Janë lojtarë që nuk u duket shumë puna, por realisht janë ata boshti i ekipit”.

VERONIK ISTREFAJ-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura