“Kishte godina të shumta ushtarake”, Dritan Leli tregon ishullin e Sazanit: Këtu bëhej jetë sociale. Unë kam bërë mësim deri në klasën e dytë

Jul 13, 2020 | 22:06
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, teksa ka shëtitur në Sazan, së bashku me gazetarin Sokol Balla, ka rrëfyer për “Real Story” në “News 24” këtë ishull të bukur të Shqipërisë.

leli balla

Dritan Leli tha se në Sazan dikur ka pasur godina ushtarake, kanë jetuar shumë njerëz dhe po ashtu bëhej jetë sociale.

“Godina në bazën ushtarake vazhdon që të ruhet sic ka qenë. Këtu ka qenë Lagjja e Marinës. Po këtu ka qenë edhe Centrali Elektrik, i ndërtuar nga italianët që më 1920. Këtu ka pasur makina që lëviznin, ishin mjete ushtrie më shumë. Ka pasur edhe monopate.

Në godina jetonin familje. Këtu kanë pasur shtëpi disa shokë të mi të shkollës, që sot janë shpërndarë gjithandej. 22 Dhjetori është cliruar, pra me 1944. Dikur kishte jetë sociale. Ka pasur edhe bunkerë të vjetër këtu. Pas demokracisë, këtu nuk jetonin më njerëz.  Kam bërë mesim në këtë shkollë deri klasën e dytë”, tha kreu i Bashkisë Vlorë Leli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura