Kishte dëshirë të madhe për seks, njihuni me breshkën që shpëtoi specien e tij nga zhdukja me jetën e shfrenuar seksuale që bënte

Jan 13, 2020 | 14:25
SHPËRNDAJE

Jeta e shfrenuar seksuale e një breshke mendohet se ka shpëtuar specien e saj nga zhdukja.

Por breshka tani vendosi të dalë në pension dhe të mos bëjë më një jeta të stilit të tij “playboy”, duke u kthyer në natyrë me misionin e kryer.

Diego mendohet se ishte arsyeja kryesore e mbijetesës së species së tij në Espanola, pjesë e Ishujve Galapagos, pasi u dërgua nga kopshti zoologjik i San Diego si pjesë e një programi mbarështimi.

Kur ai filloi fushatën e mbarështimit, kishte vetëm dy meshkuj dhe 12 femra të species së tij në ishull.

Por breshka kishte aq shumë dëshirë për seks saqë ndihmoi në rritjen e popullsisë në mbi 2.000.

Galapagos National Parks beson se breshka 100-vjeçare është kryetari i familjes së rreth 40% të kësaj popullate.

Gjithsej 15 breshka morën pjesë në programin e shumimit për të rritur popullsinë e breshkës në ishull, por asnjë nuk luajti një rol të madh sa Diego.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura