Kishte dalë me leje, por nuk u kthye më në qeli/ Kapet shqiptari i dënuar me burg përjetë, në Greqi. Ja çfarë iu sekuestrua

Jul 13, 2020 | 17:35
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, në Artemida, Aticca. Mediat fqinje shkruajnë se 43-vjeçari shqiptar kishte qenë më parë i dënuar me burg përjetë dhe ishte arratisur, pasi kishte dalë me leje, por nuk ishte kthyer më.

policia greke

Sipas policisë greke shqiptari trafikonte sasi të konsiderueshme heroine në zonën më të madhe të Attikës.

Në momentin e arrestimit atij i janë gjetur dhe sekuestruar 10 pako heroinë, që peshonte në total heroina 5 kg e 50 gram. Po ashtu u sekuestrua 1 peshore elektronike precize, një shumë prej 1,050 euro, pasaportë dhe letërnjoftim të origjinalitetit të dyshimtë, 2 telefona celularë, një revistë dhe një pajisje plastike dërrmuese.

Shqiptari ishte dënuar me burg të përjetshëm për një sërë veprash penale si vrasje me paramendim, tentativë vrasjeje, komplot për të kryer vjedhje dhe grabitje me armë, mbajtje dhe posedim pa leje të armës së zjarrit.

Tashmë ai është sjellë para Prokurorisë Publike të Athinës dhe pritet të merret vendimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura