Kishit frikë se ju mundnin? Gjiknuri flet për koalicionet sipas versionit të PS: Basha i pari, Kryemadhi e dyta, le të dalë opozita të thotë…

Oct 1, 2020 | 23:06
SHPËRNDAJE

damian gjiknuri keshilli politik

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, tha se koalicionet parazgjedhore siç janë aktualisht e që Partia Demokratike insiston të mos ndryshohet, nuk e lejon Kushtetuta. Sipas Gjiknurit, me hapjen e listave të votuesve, nuk mund të funksionojë më formula e vjetër e koalicioneve. Ai tha se në zgjedhje partitë politike do të kenë koalicionin e tyre, por me një listë.

Sqarimet Gjiknuri i dha  në studion e “Opinion”, teksa i pyetur nëse “ky ndryshim i rregullave të lojës u bë se kishit frikë që në një koalicion të përbërë ju mundnin”, Gjiknuri tha jo. Përgjigjen negative ai e shpjegoi kështu:

“Le të dalë opozita të thotë meqë ata janë humbësa dhe Partia Demokratike s’qenka shumicë, kërkon që të mbaj disa rregulla të lojës që i ndryshoi Kushtetuta për të qenë ata, për t’u bërë ata më të mëdhenj”.

Si do shkoni me koalicionet? Nuk do lejoni koalicione parazgjedhore të përbëra siç kanë qenë deri tani.

Nuk i lejon më Kushtetuta sipas konceptit që ata thonë. Pse? Fryma kushtetuese e ndryshoi atë tip koalicioni, nga ana tjetër kemi bërë një sfidë ku kemi disa muaj që themi dhe nuk del një të thotë të kundërtën.

Bylykbashi tha që nuk mund të ndryshojë tani sepse ka filluar afati i regjistrimit të forcave politike në KQZ.

Ky debati i koalicionit e ka bërë edhe në Korrik Bylykbashi dhe të tjerë apo jo? Pse u risoll ky debat? Sepse u hapën listat, nuk mund të rrinin më edhe partitë të hapura për shkak të konfuzionit se e di çfarë ishim më përpara? Partitë ishin si një listë e hapur brenda koalicionit, ashtu funksiononin. Tani u hapën listat e votuesve, nuk mund të funksionojë më ai koalicion dhe unë prandaj sfidoj këdo të gjejë një vend europian, vetëm një, qoftë vendi më i prapambetur të hapësirës së OSBE-ODIHR dhe të thotë që koalicioni figuron kështu siç e do Partia Demokratike në regjimin e vjetër. Nuk ka. Unë s’kam gjetur asnjë dhe prandaj i them edhe Partisë Demokratike zgjidheni ju një vend europian, shkruajeni si të doni dhe hajde t’ia çojmë ODIHR.

Më thuaj si do hyjnë partitë politike sipas versionit tuaj në zgjedhje?

Partitë politike do të kenë koalicionin e tyre, por me një listë. Do formojnë një koalicion, do vendosin siglat e tyre dhe do vendosin: Lulzim Basha i pari, Monika Kryemadhi e dyta, po mendoj unë teorikisht, pra vendosim numrat aty dhe elektorati e di. I thuhet numri tre është…

A ishte ky ndryshim i rregullave të lojës se ju kishit frikë se në një koalicion të përbërë ju mundnin Gjiknuri? Kështu po përdorni një truk që të mos maksimalizohet vota e opozitës.

Jo, e di pse? Sepse le të dalë opozita të thotë meqë ata janë humbësa dhe Partia Demokratike s’qenka shumicë, kërkon që të mbaj disa rregulla të lojës që i ndryshoi Kushtetuta për të qenë ata, për t’u bërë ata më të mëdhenj. Nuk ka një sistem që të bëhet në favor të njërit ose tjetrit./tvklan.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura