“Kishin ditë pa ngrënë”/ Drejtori i Policisë së Tiranës jep dëshmi tronditëse për vetëflijimin e 56 vjeçares me të bijën: Kemi konstatuar edhe…

Jul 2, 2020 | 21:13
SHPËRNDAJE

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë dëshmi tronditëse nga vdekja e gruas dhe të bijës në Tiranë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

drejtori

Ai tha se vajzat ishin me shkollë të lartë dhe se është konstatuar se kishin disa ditë pa ngrënë.

Jaupaj: Këtu në kombinat ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Vëllai i viktimës ka deklaruar se nuk ka kontakt prej tre ditësh me motrën dhe mbesat.

Është njoftuar zjarrfikësja dhe në pamundësi për të hapur derën e hyrjes, kemi hyrë nga dritarja e tualetit të banesës. Sapo kemi hyrë në banesë, konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur. Një nga vajzat në gjendje kritike për jetën.

Në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe mbi batanije, jorgan vajza tjetër 33 vjeçare e cila është pa shenja jete.

U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjekoligjor dhe po kryhen veprime në vendngjarje. Paraprakisht, dy viktimat nuk kanë shenja dhune, por mendohet se mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Menjëherë do të njoftojmë konkluzionet.

Ju thashë që mendohet për një vetëflijim. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi

Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara dhe kanë mbaruar shkollën e lartë. Ka shenja të mos ushqyerjes ditët e fundit. Do të dalim me një konkluzion përfundimtar ditët në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura