“Kishim kompleks edhe një skenë në krevat”/ Aktorja Rajmonda Bulku tregon prapaskenat e filmit “Vdekja e Kalit”: Na kritikonin se brezi juaj nuk di të puthet, xhiruam në grahmat e fundit të…

Sep 21, 2021 | 19:10
SHPËRNDAJE

Filmi i mirënjohur shqiptar, “Vdekja e Kalit” vjen i restauruar.  Në premierën e tij, shfaqur mbrëmjen e së hënën në ambientet e Parkut Olimpik, vetë aktorët protagonistë të tij, e konsideruan një premiere e dytë.

vdekja e kalit

Aktorja Rajmonda Bulku teksa tregon prapaskenat e xhirimeve thotë se kanë pasur shumë komplekse, veçanërisht gjatë skenave me puthje.

Teksa e vlerëson maksimalisht mesazhin që përcjell ky film, Bulku thotë se ndihet e lumtur që ka qenë pjesë e tij.

“Ishte një premierë e parë për mua nga ana artistike emocionale. Nëse në premierën e parë ishim në një kompleks gjërash qoftë edhe për idenë e të puthurës, apo një skene krevati. Nuk e di ç’do na thonin njerëzit që në të vërtetë nuk thanë asgjë dhe e mirëpritën, por unë mund të kem qene e ngurtë në sallë, ndërsa sot emocioni filloi që në sekondën e parë dhe mbaroi deri në fund, dhe në fund i thash vetes ‘jam e lumtur që jam pjesë e këtij filmi dhe që ky film është në arshivën e kinemasë tonë, sepse i duhet historisë së këtij popullit, i duhet brezave.”- tha aktorja Rajmonda Bulku.

Çfarë ndryshimi ka ky film i restauruar në vetvete?

Për fat të keq e kemi xhiruar në grahmat e fundit të Kinostudios, nëse do donim të bënim një dubël tjetër, ku me pa të drejtë na akuzonin që ‘brezi juaj s’di as të puthet’, ata kanë harruar që ne nuk kishim film për të bërë dubël të dytë. E kemi bërë vetëm me një dubël, nuk kishte më film Kinostudio. Dhe niveli i filmit, ishte c’kishte mbetur. Është një film i bërë vetëm nga dashuria jonë, i grupit të filmit, i Timos, i Bardhyl Martinjanit që ka qenë operatori i filmit atë nuk e haroj. Saimiri që e coi filmin deri në fund dhe që ka bërë edhe një montazh të shkëlqyer. Është një film që ka emocion në çdo episod.

Nëse do e kishit xhiruar sot, çfarë do kishit bërë ndryshe?

Asgjë. Përveç aty ku ka një dubël, mund të kisha bërë dy, sepse në film janë mëse normale që të bësh dy apo tre edhe më shumë.

Si do e vlerësonit ju kohën e sotme, sa i përket xhirimit të një filmi?

Po e përjashtoj veten time që jam në këtë film dhe po e shoh si film artistik. Është një skenar i jashtëzakonshëm, ka karaktere aktorësh të mrekullueshëm, dhe ka një emocion që unë them se vetëm Saimiri di ta sjellë në kinema.

Si është të xhirosh një film sot?

Teknikisht sot mund të jetë një mrekulli. Ne s’gjenim film për të bërë një dubël të dytë, jo të kishim kushte të tjera. Artistikisht nuk di çfarë të them, mbase nuk duhet të paragjykoj, por nëse një film të sjell emocion artistik e ka realizuar veten e vet.

Në fund filmi jep një mesazh të fortë: ‘paftyrësia e njeriut arrin në nivele alarmante’, a ekziston kjo edhe në ditët e sotme?

Absolutisht! Ka momente që është kaq e fuqishme dhe kaq e fortë sa është e dhimbshme për ta menduar./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura