“Kisha turp ta tregoja, e mbuloja”- Selena Gomez e veshur me bikini zbulon shenjën që i la në trup transplanti i veshkave dhe jep mesazhin e fortë

Sep 25, 2020 | 14:42
SHPËRNDAJE

Selena Gomez ka zbuluar shenjën në kofshën e saj, që i ngeli pas transplantit të veshkës tre vjet më parë.

Këngëtarja pozoi me bikini dhe tregoi shenjën pa komplekse, teksa tregoi se në fillim e kishte të vështirë këtë gjë, madje vishte rroba që ta mbulonte.

28-vjeçarja u shpreh se tani më shumë se kurrë ndihet e sigurtë për atë që është, duke dhënë mesazhin e fortë se “të gjithë trupat janë të bukur”.

“Kur bëra transplantin e veshkave, mbaj mend që ishte shumë e vështirë që në fillim të tregoja shenjën në trupin tim. Nuk doja që të dilte në foto, kështu që vishja gjëra që mund ta mbuloja. Tani më shumë se kurrë, ndihem i sigurt për atë që jam dhe atë që kam kaluar … dhe jam krenare për të. Të gjithë trupat janë të bukur,”- shkroi Selena Gomez krahas fotos.

Ylli i popit mori veshkën e shoqes së saj, Francia Raisa pas komplikimeve nga sëmundja autoimune e lupusit.

Më vonë, u zbulua se Gomez gati sa nuk vdiq për shkak të ndërlikimeve nga operacioni.

Këngëtarja zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e lupus në vitin 2015 dhe tha se kishte bërë kimioterapi për tu shëruar.

Sëmundja e Lupus, kthen sistemin imunitar (sistemi mbrojtës i trupit) kundër trupit dhe prodhon shumë antitrupa, duke shkaktuar dëmtime të organeve dhe indeve, kryesisht veshkave dhe lëkurës.

Organet shpesh dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme, që do të thotë se shumë të sëmurë nga lupusi bëjnë transplantime.

Pas transplantimit të veshkës, Selena Gomez postoi fotografi të saj dhe shoqes Raisa në shtretërit e spitalit të kapura për dore, dhe shkroi: “Ajo më dha dhuratën dhe bëri sakrificën e fundit duke më dhuruar veshkën e saj. Jam jashtëzakonisht e bekuar. Të dua shumë.”

Gjithashtu postoi disa foto të shenjave në barkun e saj pas operacionit.

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura