‘Kisha’, tërbohet Greqia: Tirana si xhihadistët në Lindje dhe Afrikë

Aug 26, 2015 | 12:58
SHPËRNDAJE

Athina ka ashpërsuar tonet në adresë të Tiranës zyrtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Konstandini Koutra, e ka barazuar shembjen e kishës së Shen Thanasit në Dhërmi, me aktet e xhihadistëve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.
ministria greke
Sipas tij, shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe objekteve te kultit ka ndodhur se paku deri kohet e fundit në Lindjen e Mesme më të gjerë dhe Afrikën e Veriut si veper e xhihadisteve. “Sot, ne pamë qe kjo të bëhet dhe në shtetin fqinj, Shqipëri”- ka thene ai.

Ne emer te Greqise, ai ka thene se do te njoftohet bashkesia nderkombetare per sa ka ndodhur ne Dhermi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura