“Kisha jote është..”- Ruçi: Politikanët besojnë më shumë te partia, se te sistemi demokratik

Nov 18, 2019 | 11:17
SHPËRNDAJE

1200px-Gramoz_Ruçi_croppedKreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërsa ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur në Tiranë me temë “Feja si instrument i Paqes” nuk i ka kursyer kritikat ndaj politikanëve.

Ruçi tha se krenaria kombëtare është krenaria jonë kombëtare, por politikanët tanë besojnë më shumë te partia se sa tek sistemi demokratik

“Unë mendoj se jemi në vendin e duhur që të flasim për fenë si instrument i paqes. Harmoni fetare është krenarie jonë kombëtare. Përse në politikanët jemi më pak tolerantë, madje nuk do ta teproja të thosha jo tolerantë në krahasim me institucionet e besimeve fetare.

Besimtarët tanë shqiptarë janë më shumë besimtarë të fesë se sa anëtare të institucioneve të tyre. Idetë dhe vlerat fetare mbizotërojmë mbi përkatësinë dhe anëtarësinë e institucionit e tyre. Kjo ka ndihmuar që besimtarët të gjejnë pika takimi me besimet e tjera.

Politikanët besojnë më shumë te partia se sa tek sistemi demokratik. Shprehja e njohur: Kisha jote është edhe kisha ime” është plotësuar me shprehjet: xhamia ime është edhe xhamia jote apo “teqeja ime është edhe teqeja jonë”, u shpreh kreu i Kuvendit./PANORAMA.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura