Kisha e Dhërmiut, Rama përplaset me ortodoksët: Eshtë garazh

Aug 25, 2015 | 10:54
SHPËRNDAJE

Prej disa ditësh vijon përplasja e autoriteteve shtetërore me zyrtarët e Kishës Ortodoske lidhur me prishjen e Kishës së Dhërmit.

Foto e Kishes e publikuar nga Rama
Foto e Kishes e publikuar nga Rama

Pas deklaratave të djeshme të kreut të qeverisë se objekti në fjalë është vetëm një garazh dhe jo kishë, ka mbërritur reagimi i ashpër i orthodoksëve.

“Pafytyresia nuk ka kufi. Kur e pane se historia me monumente nuk u piu uje dhe nuk ia dolen ta prishnin kishen, tani kane sajuar nje kerkese te inspektoriatit vendor te Himares, drejtuar atij qendror per te prishur nje ndertim pa leje ne Dhermi. Pra kisha e ndertuar ne vitin 1992, vendi i shenjte ku falen prej 23 vjetesh besimtaret, qenka ndertim pa leje, ndersa ndertimet skandaloze buze detit, qe kane shkaterruar natyren qenkan te rregullta?!”, shkruan zëdhënësi i Kishës, Thoma Dhima në facebook.

Pak minuta më vonë ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit.

“Kishe e vjeter e Dhermiut qe do rilinde ne emer te trashegimise kombetare dhe “garazhi” pa leje qe e quajne kishe!!!”, përgjigjet Rama në twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura