Kirurgu Ortoped me famë ndërkombëtare Prof.Dr.Sc Sasa Jankovic tashmë pjesë e Poliklinikës Gjermane!

Feb 8, 2018 | 9:22
SHPËRNDAJE

Prof.Dr.Sc Sasa Jankovic është pjesë e Poliklinikës Gjermane që prej muajit Janar.
Prof.Dr.Sc. Sasa Jankovic, kirurg ortoped, ka lindur më 27 Prill 1964 në Zagreb. Në Zagreb, ai ka ndjekur arsimin fillor shkollën e mesme dhe Fakultetin e Mjeksisë (1984-1989).

rek

Praktikën e kreu në Spitalin Klinik Merkur (1989-1990) dhe nga viti 1990 deri në vitin 1995 ai shërbeu si asistent hulumtues në fushë e mjeksisë sportive në Departamentin e Antropologjisë Kineziologjike në Fakultetin e Kulturës Fizike në Zagreb.

Doktor Jankovic është një specialist ortoped që nga Maji i vitit 1998 në Departamentin e Ortopedisë pranë Spitali Klinik “Sveti Duh”. Ai u bë Kreu i Departamentit të Ortopedisë në Tetor të vitit 2009.

Në vitin 2004 Dr.Jankovic mori titullin “Docent” për Departamentin e Mjeksisë Sportive në Fakultetin e Kineziologjisë në Zagreb.

Në vitet 1991-1992 dhe 2002 ai kreu studimet pasuniversitare në fushën e mjeksisë sportive në Fakultetin e Mjeksisë në Zagreb.
Zhvillimin dhe specializimet e tij ai i vazhdoi në Bazel (Zvicër, Maj 2002), Rosemont (USA,2007), Fakulteti i Mjeksisë në Dusseldorf, Hamburg, Paris.

Ai mori pjesë si Kryetar në Kongresin Ortopedik Kombëtar në Varna, Bullgari, dhe si instruktor kursesh për artroskopi në Roterdam, Lubjanë dhe Napoli.

Dr.Jankovic është anëtar aktiv i Dhomës Mjeksore Kroate, Shoqatës Kroate të Ortopedisë, Shoqatës Kroate Traumatologjike, Shoqatës Europiane të Traumatologjisë Sportive, Kirurgjisë së Gjurit dhe Artroskopisë.

Dr.Jankovic është gjithashtu anëtar i Komitetit të Shëndetit të Komitetit Olimpik Kroat si dhe Kreu i Departamentit të Shërbimit Mjeksor në klubin e futbollit GNK Dinamo Zagreb.

Për çdo informacion apo rezervim: +355 44 500 340 / +355 69 876 3411 / +355 68 260 6691 / +355 67 457 0861.

Poliklinika Gjermane ndodhet në adresën: Rr. “Dritan Hoxha”, Blloku ‘Gintash’, Laprakë/Tiranë.

http://mobileapp.poliklinikagjermane.com/

#përkujdesje #teknologji #profesionalizëm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura