Kirk Douglas dhe Anne Buydens, çifti më jetëgjatë i “Hollywood”-it

Sep 20, 2019 | 17:13
SHPËRNDAJE

Kirk Douglas, i cili ka mbushur 102 vjeç dhjetorin e kaluar, ka organizuar në shtëpinë e tij një festë, me rastin e 100 vjetorit të gruas së tij Anne Buydens, me të cilën është martuar që nga viti 1954.

Kirk Douglas dhe Anne Buydens

Larg skenës prej disa kohësh, fituesi i vjetër i Oskarit feston me familjen e tij ditëlindjen e Anne. Disa ditë më parë një fotografi e bërë nga nipi i tij Cameron u bë mjaft e përhapur, pasi në të shiheshin gjyshërit e tij duke fjetur në një tendë të ngritur në oborrin e shtëpisë.

Kirk Douglas  Anne Buydens

Para martesës me Anne, Kirk Douglas ka qenë i martuar (më 1943) me aktoren britanike Diana Dill me të cilën pati dy fëmijë, Michael Douglas (lindur më 1944) dhe Joel Douglas (lindur në vitin 1947), i cili më vonë u bë producent. Martesa e parë përfundoi në vitin 1951 dhe tre vjet më vonë Douglas u rimartua me producenten Anne, me të cilën pati dy fëmijë të tjerë, Peter Vincent (1955) dhe Eric, i lindur në 1958 dhe që vdiq në moshën 46 vjeç për shkak të abuzimit me drogën. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura