Kinezët “pushtojnë” KQZ-në, luajnë tenis para godinës (VIDEO)

May 6, 2015 | 0:07
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shndërruar në një institucion multifunksional, oborri i të cilat sot ngjante me atë të “Lojërave Olimptike”.

Kinezet duke luajtur para godines se KQZ-se

Një ditë më parë godina u rrethua nga përfaqësuesit e partive politike, të cilët kërkonin të regjistronin kandidatët për bashkitë dhe anëtarët e këshillave bashkiak deri në orët e vona, ndërkohë që sot në kontrast të plotë me situatë, dy kinez kanë shfrytëzuar ambientin para KQZ-së, për të luajtur sportin e “Badminton”, sport i ngjashëm me tenisin.

Topi i prej gome ka përfunduar dy herë sipër makinës së kryetares së KQZ-së (Benzi në sfond), por dy turistët nga kina e largët kanë vazhduar lojën duke kryer disa sete me radhë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura