Kinezët e Alibaba-s blejnë Milanin? Mediat italiane thonë që Berluskoni dëshiron ta shesë

Apr 9, 2015 | 23:57
SHPËRNDAJE

Mediat kineze shkruajnë se klub i Milanit pritet të ndryshojë pronësi. Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, 5 kompani që përbëjnë konsorciumin e përfaqësuar nga Richard Lee kanë shfaqur interes për blerjen e kuq e zinjve të Milanit si: Wahaha, Grupit Wanda, Huawei, Alibaba dhe një kompani tajlandeze. Fu Yixiang, nënkryetar i Dhomës Italiane të tregtisë me Kinën ka thënë se: “Silvio Berlusconi dëshiron të shesë, familja është e ndarë mbi kohën”.

Richard Lee mes Barbaras e Silvio Berlusconit ne stadiumin ‘Meazza’ (Gazzeta dello Sport).

Katër nga pesë grupe janë kineze dhe përsëri sipas asaj që ai shkruan Xinhua – Wahaha e zoti Zong, grupi Wanda i Jianlin, gjigandët e telekomit Huawei dhe Alibaba-së Jack janë shfaqur në tratativa për ta blerë klubin italian të futbollit.

Themeluesi i ‘Alibaba-s’ Jack Ma

‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan se sipas Fu YIXIANG, nënkryetarit të Dhomës Italiane të tregtisë me Kinën, individualisht asnjë nga këto kompani do të jetë në gjendje për të paguar një miliardë euro për të blerë e vetme të gjitha aksionet e Milanit. Sipas gazetës italiane, “Berlusconi dëshiron të shesë klubin dhe kjo nuk është më një sekret, por çështja është se nuk ka konsensus brenda familjes për sa do ta shesë Milanin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura