Kinezët duan mbrojtje për Snouden

Jun 13, 2013 | 14:29
SHPËRNDAJE

Përdoruesit e internetit në Kinë kanë dalë në mbrojtje të fortë të ish-teknikut të CIA-s dhe NSA-së, Eduard Snouden, i cili ka dorëzuar në media dokumente top-sekret që tregojnë se e gjithë bota përgjohet nga strukturat amerikane të sigurisë nëpërmjet internetit. Shumë kinezë po i kërkojnë Hong Kongut që edhe nëse e kapin Snouden, të mos ia dorëzojnë atë Shteteve të Bashkuara në rast të një kërkese ekstradimi. SHBA kanë nisur hetimin kriminal, por deri tani nuk kanë nxjerrë një kërkesë ekstradimi për Snouden. Mbështetja nga kinezët vjen një ditë pasi zëdhënësi i Presidentit rus tha se nëse Snouden bën një kërkesë për azil në Rusi, atëherë ata do ta marrin në konsideratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura