Kinezët do ndërtojnë autostradën Shqipëri- Mali i Zi 280 km

Nov 30, 2015 | 13:20
SHPËRNDAJE

“China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1,72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, lajmëroi vetë kompania ditën e enjte.

Lajmi ne Reuters
Lajmi ne Reuters

Ndërtimi i kësaj lidhje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018, deklaroi presidenti Yan Jiehe përpara gazetarëve, në një konferencë për shtyp në Pekin.

Firma planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, informoi Yan. “Financimi duhet ende të finalizohet”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura