Virusi vdekjeprurës/ Kina zgjeron “shtet-rrethimin”, 36 milionë njerëzve u kufizohet lëvizja

Jan 24, 2020 | 17:51
SHPËRNDAJE

Kina po shënon Vitin e Ri Hënor, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin e saj, ndërsa shqetësimet rriten për shpërthimin e koronavirusit.

maxresdefault

Ndërsa miliona njerëz kthehen në shtëpi për pushime, kufizimet e udhëtimit janë zgjeruar në 13 qytete, për më shumë se 36 milion njerëz – në provincën Hubei, qendra e shpërthimit. Aktualisht janë 830 raste të konfirmuara në Kinë, 26 prej të cilëve kanë vdekur. Wuhan, ku filloi shpërthimi, po ndërton me shpejtësi një spital të ri. Qyteti – shtëpia e rreth 11 milion njerëzve – është duke luftuar për të përballuar numrin në rritje të pacientëve.

Gazeta shtetërore e lajmeve Changjiang Daily tha se spitali me 1000 shtretër mund të jetë gati deri më 3 shkurt. Gjithsej 35 gërmues dhe 10 buldozerë janë duke punuar.

Projekti do të “zgjidhë mungesën e burimeve mjekësore ekzistuese” dhe do të “ndërtohet shpejt [dhe] nuk do të kushtojë shumë … sepse do të jenë ndërtesa të parafabrikuara”, thanë autoritetet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura