Kina nisma ligjore për të ndaluar rreptësisht protestat në Hong Kong

May 21, 2020 | 19:18
SHPËRNDAJE

Kina ka propozuar ligje të reja të sigurisë kombëtare për Hong Kongun që të ndalojnë banorët e qytetit të iniciojnë dhe marrin pjesë në protesta.

28665098-8343961-image-a-12_1590070896072

Vendimi besohet gjerësisht se është një përgjigje ndaj demonstratave masive antiqeveritare vitin e kaluar.

Projekt-ligji do të bllokojë shkëputjen, ndërhyrjen e huaj, terrorizmin dhe të gjitha aktivitetet e tjera që synojnë rrëzimin e qeverisë qendrore dhe çdo ndërhyrje të jashtme në ish-koloninë britanike, tha gazeta South China Morning Post, duke cituar burime pa emër.

Me këtë veprim është rritur frika se Kina po synon të marrë kontrollin e plotë të qytetit pasi legjislacioni i mundshëm mund të jetë një pikë kthese për qytetin më të lirë dhe më ndërkombëtar, duke shkaktuar potencialisht një rishikim të statusit të tij të veçantë në Uashington dhe ka të ngjarë të shkaktojë më shumë trazira.

Por një zëdhënës i parlamentit kinez tha se “është absolutisht e nevojshme” të ngrihet një mekanizëm i tillë ligjor në Hong Kong për të “ruajtur sigurinë kombëtare”. Zëdhënësi përmendi Kushtetutën Kineze si bazën e projektligjit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura