Kina ndalon stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit: E arritën qëllimin, paralajmërim për ata që mbështesin pavarësinë

Aug 10, 2022 | 23:31
SHPËRNDAJE

Kina ka bërë të ditur se do të ndalojë stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, edhe pse  ambasadori i saj në Australi u zotua se Kina është ‘e gatshme të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme’ për të ribashkuar Tajvanin me kontinentin.

kina

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës deklaroi sot po përfundon stërvitjen e javës rreth Tajvanit që erdhi si pasojë e vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan.

Pekini dërgoi anije ushtarake dhe avionë luftarakë përgjatë vijës që ndan Tajvanin nga Kina.

PLA tha se operacionet detare dhe ajrore ishin të suksesshme dhe kishin arritur objektivat e tyre për t’u dërguar një paralajmërim të gjithë atyre që favorizonin pavarësinë formale të Tajvanit.

Ambasadori kinez në Australi Xiao Qian refuzoi të përjashtonte mundësinë e përdorimit të forcës nga Pekini për të ribashkuar Tajvanin me kontinentin
Ambasadori kinez në Australi Xiao Qian refuzoi të përjashtonte mundësinë e përdorimit të forcës nga Pekini për të ribashkuar Tajvanin me kontinentin

Veprimet ndërprenë fluturimet dhe transportin në një rajon vendimtar për zinxhirët e furnizimit global, duke shkaktuar dënime të forta nga Australia, SHBA, Japonia dhe të tjerët.

Dje ambasadori i Kinës në Australi tha se Kina është ‘e gatshme të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme’ për të ribashkuar Tajvanin me ‘atdheun mëmë’, ndërsa i konsideroi të vështira marrëdhëniet e Australisë me superfuqinë.

Gjatë një fjalimi në Klubin Kombëtar të Shtypit, ambasadori Xiao Qian tha se SHBA-ja ishte fajtore për rritjen e tensioneve rreth ishullit për të cilin Pekini pretendon se është pjesë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura