Kim Kardashian po bën çmos për ta shpëtuar martesën, por Kanye West nuk heq dorë nga…

Aug 7, 2020 | 14:05
SHPËRNDAJE

Kim Kardashian thuhet se po përpiqet ta shpëtojë martesën duke zgjidhur të gjitha problemet që ka me Kanye West.

kim kaney

Çifti zgjodhi Republikën Domenikane për të kaluar pushimet së bashku, teksa përpiqen të zgjidhin gjërat mes njëri-tjetrit.

Kim thuhet se është “e rraskapitur” nga drama me Kanye, i cili nuk heq dorë nga oferta presidenciale.

2e60e302-0e91-4c78-b318-7871ac8f2185

Një burim i tha “People” se, edhe pse Kim është e lodhur, fokusi kryesor i saj është të shpëtojë martesën 6-vjeçare për hir të fëmijëve.

53f87e6d-6384-478f-b33c-c555b70be9d5

“Ata vendosën të udhëtojnë së bashku në mënyrë që të kenë më shumë privatësi.”,- tha burimi.

Mes fëmijëve, punës dhe përballjes me episodet bipolare të Kanye-t, ka qenë e vështirë për Kim që të mendojë qartë”,- shpjegoi ai.

Pavarësisht të gjithave, Kanye thuhet se nuk do të heqë dorë derisa të arrijë tek Shtëpia e Bardhë.

6e2152ac-9422-40b0-8aa9-8eae2b3fdb6c

“Kanye e ka bërë të qartë që do të vazhdojë të konkurojë për president. Kim  nuk është e lumtur për këtë, por ky nuk është fokusi i saj”,- tha burimi.

“Ajo thjesht dëshiron të bëjë atë që është më e mira për fëmijët. Dhe mendon se gjetja e një mënyre për ta shpëtuar martesën është më e mira për ta”,- përfundoi ai.

466cbea8-e6f4-4dc4-8961-e496f9378957

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura