Kim Jong ekzekuton shefin e Ushtrisë Popullore, akuzohej për korrupsion

Feb 10, 2016 | 11:16
SHPËRNDAJE

Shefi i ushtrisë të Koresë së Veriut, i cili ka shërbyer në krye të regjimit për më shumë se dy vjet, thuhet se është ekzekutuar pas akuzave për korrupsion.

shefiGeneral Ri Yong-gil, i cili ishte emëruar shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore koreane (AKP-së) në vitin 2013, këtë muaj u përball me akuzat e perfitimeve permes korrupsionit, raporton agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut.

Asnjë zyrtar i Koresë së Veriut nuk e konfirmon lajmin, raporton edhe Reuters, duke iu referuar burimeve të veta, që nuk kanë pranuar të identifikohen, por që kanë deklaruar lajmin e ekzekutimit.

Spastrimi vjen në vazhdën e ekzekutimeve të diktatorit. Jang Song Thaek, xhaxhai i liderit Kim Jong Un dhe njeri qe dikur konsiderohej si figura e dytë më e fuqishme në vend, u ekzekutua për korrupsion në vitin 2013.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura