Kilogramë të tepërt nga festat? Receta gatimi për të rënë nga pesha

Jan 13, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Nëse gjate diteve te festave keni shtuar shume ne peshe, me poshte gjeni disa receta gatimi se si ti ulni kilet e teperta.

Sallatë me lulelakër, fasule jeshile, arra dhe fara pishe

Sallatë me lulelakër, fasule jeshile, arra dhe fara pishe

PËRBËRËSIT: Lulelakër – 250 gr, Fasule jeshile e ngrirë ose e freskët – 200 gr, Arra – 50 gr, Fara pishe – 1 filxhan Vaj ulliri; Kripë dhe piper

MËNYRA E PREGATITJES: Lulelakrën dhe fasulet jeshile lajini mirë. Më pas lulelakrën priteni në copëza të vogla dhe vendoseni në një tigan bashkë me fasulet. Kaurdisini me pak vaj ulliri dhe lërini të zbuten disa minuta. Më pas shtoni shumë pak ujë dhe lërini të ziejnë akoma për disa minuta. Ndërkohë që perimet ziejnë, në një tigan tjetër shtoni pak vaj ulliri dhe kaurdisini në të arrat dhe farat e pishës. Në fund servirini sallatën në një pjatancë duke vendosur fillimisht lulelakrën dhe fasulet e duke shtuar sipër arrat dhe farat e pishës me vaj ulliri. Spërkatini me kripë dhe piper, sipas dëshirës.

Sallatë me avokado, arra dhe domate qershiza

Sallatë me avokado, arra dhe domate qershiza

PËRBËRËSIT: 1 kokërr avokado; 1 copë kastravec; 1 copë spec paprika; 100 ml jogurt natyral; 1 kokërr limon; Sallatë jeshile; Domate qershiza; 1 kokërr vezë; Arra sipas dëshirës; Kripë dhe piper

MËNYRA E PËRGATITJES: Lajini mirë perimet dhe thajini. Avokados hiqini lëkurën dhe bërthamën, ndërsa specit hiqini farat. Pritini perimet në kubikë me madhësi mesatare. Ndërkohë shtrydhni gjysmën e limonit dhe përziejeni me jogurtin, pasi do të përdoret si sous (salcë) për sallatën. Në një pjatancë të thellë vendosni fillimisht disa gjethe sallate jeshile e më pas shtoni perimet e prera në kubikë dhe sousin e sallatës me jogurt. Shtoni më pas domatet qershiza, vezën e zierë, të prerë në copa mesatare, arrat, kripë dhe piper sipas dëshirës, dhe sallata është gati!

Supë franceze me qepë dhe hudhra

Supë franceze me qepë dhe hudhra

NEVOJITEN: 1 kokë hudhër (pastrojini mirë gjithë thelpinjtë); 2 qepë të mëdha, të pastruara e të prera hollë; 900 ml lëng pule ose perimesh; 1 lugë gjelle gjethe majdanozi, të prera hollë; 1 lugë gjelle me gjethe koriandri, të prera hollë; 1 lugë gjelle vaj ulliri; 1 lugë gjelle lëng limoni; pak kripë e piper të zi, të bluar në çast

PËRGATITJA: Në një tenxhere të thellë nxeheni vajin dhe kaurdisni në zjarr mesatar qepët, për rreth 5 min. Shtoni hudhrat, lëngun e pulës ose të perimeve, 2/3 e erëzave dhe kripën e piperin. Uleni zjarrin dhe lëreni supën të ziejë ngadalë e mbuluar me kapak, për rreth 20 min. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit. Përziejeni dhe vendoseni sërish në zjarr. Lëreni të marrë një a dy valë dhe hiqeni nga zjarri. Servireni në pjata, duke shtuar nga lart sasinë e mbetur të erëzave. Shoqërojeni me bukë të zezë.

Supë e ftohtë me kastravec

Supë e ftohtë me kastravecë

PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA: 6 kastravecë; 1 kokërr domate; 1 degë selino; 2 lugë gjelle vaj ullir;i 2 filxhanë me kos; 1 qepë e njomë e lëngu dhe lëkura e grirë e një kokrre limoni; 2 lugë gjelle majdanoz; 2 lugë supe kopër; 2 lugë supe borzilok i freskët; 1 lugë e vogël kripë; 1 lugë e vogël sheqer dhe gjysmë luge e vogël me piper

PËRGATITJA: Qërojini kastravecët. Hiquani farëzat dhe grijini në mikser bashkë me selinon. Hidhuni kripë dhe piper. Shtojuni kosin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, sheqerin dhe piperin. Lëreni masën në trajtë supe në frigorifer rreth 2-3 orë. Ndërkohë pritni hollë domaten, qepën dhe erëzat. Shtoni vajin e ullirit dhe rregullojeni përzierjen me kripë. Gatimi shërbehet duke hedhur në çdo pjatë 1-2 lugë nga masa e domateve me erëza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura