Kika në Kosovë përhap fjalë se do të rihyjë në “BB8”

Apr 12, 2015 | 11:58
SHPËRNDAJE


Siç duket, i ka pëlqyer kaq shumë qëndrimi në reality-show-n “Big Brother Albania 8”, saqë ai me mendjen e tij do të rihyjë në këtë garë. Është ky personazhi, i cili pas veprimit të tij të dënueshëm, siç është demonstrimi i dhunës ndaj një femre, në këtë rast Alba, u eliminua menjëherë. Kika, apo ish-lojtari i “BB8”, i cili në të vërtetë quhet Kreshnik Husaj, ëndërron të rihyjë në lojë. Sipas tij, duhet të jetë aty të paktën javën e fundit të këtij show. Kështu, Kika po përpiqet të jetë prezent në programe televizive edhe në Kosovë, ku rrëfen, përveç eksperiencës së tij në “Big Brother”, edhe bindjen se do ta vazhdojë këtë garë. Se sa e vërtetë do të jetë kjo, pritet të shihet. Kika është një nga banorët që bëri më shumë zhurmë, ai u komentua dhe u akuzua jashtë për mashtrime dhe ngacmimet e tij seksuale ndaj seksit të njëjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura