Kika i “BB” fillon përgatitjet për ‘’Miss & Mister Internacional Albania’’

Apr 26, 2015 | 11:48
SHPËRNDAJE

Kika me modelet e Miss & Mister
Banori kontrovers nga Peja, Kreshnik Husaj, i njohur si Kika, pas mbarimit të spektaklit të “Big Brother”, duket se vazhdon hobin e tij për organizimet e spektakleve të bukurisë. Pas disa sukseseve, të cilat i ka përmendur në disa intervista, duket se angazhimi i Kikës këtë herë është organizimi i “Miss&Mister Internacional Albania”, që do të mbahet në Shkodër, por që do jetë nën organizimin e kompanisë së tij, Kika Models. Në imazhet e siguruara shihet se si Kika ka bërë disa përzgjedhje të djemve dhe vajzave, që do të marrin pjesë, ndërsa bashkë me stafin e tij po realizon përgatitjet e fundit për mbajtjen e spektaklit. E, krahas këtij organizimi, ai vazhdon punën edhe si moderator në Radio Peja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura