Kika i BB bëhet me show televiziv

Oct 12, 2015 | 15:26
SHPËRNDAJE

11059780_10206763079409017_4227170392573646267_n

Banori kontrovers nga Gjakova, që u bë i famshëm nga spektakli i fundit i ‘’Big Brother’’, duket se vazhdon karrierën përsëri si “showman” në një televizion në Kosovë. E pasi spektaklet atij i kanë shkuar shumë për dore, këtë herë Kika po surprizon publikun atje me një program të ri që ka vetëm tri javë transmetim. ‘’Spektakli televiziv ‘Kika show’ është spektakël, i cili realizohet nga televizioni ‘First Channel’ dhe transmetohet çdo javë.

Ai është reality-show që sjell në garë modelë e modele, këngëtarë, sportistë e politikanë dhe nga analistët e mbrëmjes shpallen fituesit. Moderohet nga unë dhe përcillet me shumë vëmendje në Kosovë dhe që zyrtarisht fut Kikën në vazhdimësinë e spektakleve’’, thekson kështu Kika në bisedën e tij për suplementin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura