Kiara Tito rrëfen eksperiencën e hidhur të puthjes së saj të parë: Ishte shumë e shëmtuar, mendoja…

Sep 20, 2019 | 16:52
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka hapur kanalin e saj në “Youtube”, ku ka publikuar edhe videon e parë. Ajo u përgjigjet pyetjeve kurioze të fansave të saj.

kiara2

Kiara ka vendosur që pyetjeve të fansave t’u përgjigjet pa dorashka, ku ka zbuluar episode të pathëna më parë nga jeta e saj.

Ajo është pyetur se kur e ka dhënë puthjen e parë, e moderatorja zbulon se nuk kishte një kujtim të bukur, pasi i është dukur diçka e shëmtuar.

KIARA

“Puthjen e parë e kam dhënë 13 vjeç dhe ishte shumë e shëmtuar. Mendoja se ishte si në filma, por nuk ishte ashtu”, është shprehur Kiara, gjithnjë pa zbuluar personin të cilit ia kishte dhënë puthjen e parë.

Në këtë vidoe, moderatorja rrëfeu se ishte beqare dhe iu është shmabgur pyetjeve në lidhje me këngëtarin, Butrint Imeri, me të cilin është përfolur për një lidhje të mundshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura