Kiara Tito flet për Butrint Imerin: S’dua ta përmend më, i ka ikur vlera

Jan 3, 2020 | 12:33
SHPËRNDAJE

Një lidhje mes Kiara Titos dhe Butrit Imerit është përmendur shumë në media rozë. Por të dy ata, moderatorja dhe këngëtari e kanë mohuar vazhdimisht se janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.

kiara butrint

Ndërsa ishte e ftuar në emisonin Soirée në Top Channel për vlogun e saj, ajo u pyet nëse e ka përdorur marrëdhënien me Butrintin për famë.

Por ajo e mohoi kategorikisht duke refuzuar të flasë për atë temë duke thënë se i ka ikur vlera.

Sa popullaritet të dha ty gjithë historia me Butrintin

‘Nuk dua ta përmend sepse është përfolur aq shumë saqë tani ka humbur edhe vlerën. Ndoshta ka qenë pjesa ime por nuk është bërë absolutisht,’- tha ajo.

Ndërsa pyetjes nëse do ishte lidhur me dikë vetëm për shoëbiz u përgjigj: ‘Absolutisht jo, kurrë. Nga jashtë duket se çfarë do të ndodhë është aq personale Brenda vetes. Jam një person në television dhe normalisht do të hasem me persona, muna të lidhem edhe me Vedat Ademin për shembull. Është një gjë që të ndesh përditshëria.’

Ndërkohë moderatorja rrëfeu se ka rënë pre e bullizmi. Ajo tha se në moshë më të vogël, njerëz me popullaritet në atë periudhë nuk i flisnin, ndërsa sot e ftojnë për kafe.

Ndërsa pranoi se sjella e tyre e  ka lënduar shumë.

 

‘Kur kam qenë në fillore isha tip i urtë dhe askush nuk më afronte tek rrethi i atzre që ishin më popullorët e shkollës. Ndërkohë kisha besim të brendshëm tek vetja që një ditë do të reazoja ëndrrën time të brendshme se do realizoja ëndërrin time në sirtar, se bëhesha pjesë e televizionit. Dhe sot e kësaj dite ata persona që ishin popullor janë kthyer te unë, më kanë kërkuar të pimë një kafe dhe janë shumë më ndryshe se në kohën e atëhershme. Kjo gjë më ka lënduar. Kam qenë gjithmonë neutrale. Zgjedh të sillem mirë me njerëzit jo për arsye që të dukem mirë tek ta por sepse nuk i dihet asnjëherë jetës se çfarë mund të ndodhë.’

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura