Kiara Tito “celebron” lidhjen me Butrint Imerin në 25-vjetorin e lindjes, si u kthye te dashuria e vjetër pas flirtit me Young Zerkën

Jan 24, 2021 | 15:59
SHPËRNDAJE

Pasi kaloi me simptoma të lehta Covid-19, prezantuesja Kiara Tito mblodhi të gjithë miqtë e ngushtë për ta pritur bashkë datën 19 janar, duke festuar 25- vjetuarin e ndërkohë duke “celebruar” lidhjen e vjetër me këngëtarin Butrint Imeri.

Ajo organizoi një festë që kishte si tematikë “tropical vibes”. Duket se në këto ditë të ftohta ajo ka dashur të sjellë pak ngrohtësi, që të ftuarit ta shijonin më shumë.

Kiara kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me ngjyra, plot shkëlqim e me personazhe të njohur. Kanë qenë pikërisht këta të fundit, të cilët kanë publikuar edhe foto e video nga atmosfera e krijuar.

Në festë nuk ka munguar edhe Butrint Imeri me këngët e tij e një prej videove të postuara nga Niko Komani, shfaqet Kiara duke kërcyer. Në sfond është kënga “Për një dashuri” dhe Kiara shihet duke kënduar dhe e buzëqeshur, duke dhënë mesazhin se ajo tashmë është rikthyer në lidhjen e vjetër, por problematike me Butrintin, pas flirtit dhe një marrëdhënieje të shkurtër që pati së fundi me Young Zerkën.

Ajo që ngriti dyshimet se Kiara dhe Zerka mund të jenë në një lidhje, ishte pikërisht një foto e publikuar në “Insta Story”, ku Zerka ishte në shoqërinë e moderatores.

“Date” shkruante këngëtari në foton e publikuar, që nënkuptonte takim romantik. Gjithashtu, edhe Kiara publikoi një foto me Young Zerkën me po të njëjtin përshkrim.

“Date në ‘Shiko kush luan’”, shkruante Kiara në foton e publikuar, ndërsa ishin përzgjedhur si të ftuarit në emision. Burime pranë çiftit deklaruan se kjo ishte dhe arsyeja pse Luana i ftoi të dy në emision, në mënyrë që të kishte ekskluzivitetin e lidhjes së tyre në programin e saj. Për Zerkën, kjo do të ishte një histori e re, ku ai në vend të këngëtares zgjedh një moderatore televizive.

Ndërsa për Kiarën, historia përsëritet, pasi ajo nga një këngëtar sërish në krahët e një këngëtari, pikërisht Young Zerkës. Por, nuk zgjati shumë dhe duket se Kiara është rikthyer sërish te dashuria e vjetër me Butrint Imerin.

Prezantuesja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri për mbi dy vite u përfolën për një lidhje mes tyre, për të cilën asnjëherë s’kanë folur hapur, përveç Kiarës, e cila rrëfeu se bëhej fjalë për një lidhje toksike. E pasi ajo pohoi se i kishte dhënë fund kësaj historie që vetëm e bënte të ndihej keq, ata i hodhën pas krahëve mosmarrëveshjet si fillim para gjashtë muajsh, pasi ndodheshin me pushime çift në plazhin e Dhërmiut.

U tha se Kiara e vuajti aq shumë ndarjen nga këngëtari, sa kur u pyet në “InstaStory” nëse kishte pasur lidhje me ndonjë të famshëm, ajo iu përgjigj “Jo”. E ndonëse nuk e pranuan se kanë pasur një lidhje, Kiara dhe Butrinti u kapën mat në verë. Çifti ishte me pushime në Dhërmi dhe fotot në rrjetet sociale zbuluan se ndodheshin në të njëjtin vend.

Kiara ka publikuar në “Instastory” foto nga plazhi, siç ka bërë më pas edhe Butrinti, një postim i koduar ky, që përdoret shpesh nga personazhet e njohura kur duan të tregojnë se janë bashkë. Burime pranë çiftit treguan se ata i kishin dhënë edhe një shans tjetër njëri-tjetrit, për t’u shkëputur më pas e për t’u rikthyer këtë fillim vit.

KIARA TITO DHE HISTORIA E SAJ E DASHURISË ME BUTRINT IMERIN: MË VRAU NË SHPIRT, POR JA KU JEMI!

Personazhet e famshme shqiptare rrëfyen pa doreza problemet e tyre me ankthin, ndjesitë e këqija dhe shpesh betejat, me të cilat u duhej të luftonin përtej filtrave dhe jetës perfekte të “Instagramit”. Një rrëfim të tillë bëri pak kohë më parë në “Instastory” edhe prezantuesja e njohur, Kiara Tito.

“Kam luftuar me një thyerje të pabesueshme zemre, kam jetuar me konfuzionet e mia, kam luftuar me të gjithë demonët. Nga një shpirt i vrarë në histori toksike dashurie. Ja tek jam tani, më e fortë dhe kam mundur t’i mbledh sërish bashkë copëzat. Jam bërë ajo që e shkuara s’më lejonte të isha, duke qenë më e dashur me veten. Diçka është e sigurt: Duhet të jesh e përgatitur për të duruar gjithçka jeta do të të hedhë. Jam duke çuar dashuri dhe dritë për të gjithë ata që për momentin ndihen të pasigurt dhe me frikë për të ardhmen”, përfundoi moderatorja rrëfimin e saj.

Ndërkohë që ndjekësit e gjetën direkt për kë bëhej fjalë dhe ishin në një mendje se djali që i referohej Kiara është këngëtari i njohur, Butrint Imeri. Moderatorja u komentua gjatë për lidhjen me të, por të gjithë u befasuan kur ai vetëm pak kohë më parë prezantoi të dashurën e re, gjatë pushimeve në Greqi.

Butrinti postoi një video nga Santorini dhe në syzet e tij pasqyrë dukej një vajzë, e cila e filmonte. Teksa të gjithë po mendonim se vajza në video ishte Kiara Tito, Butrinti i hodhi poshtë njëherë e mirë këto aludime, duke prezantuar vajzën e panjohur që kishte në krahë. E duket se pasi Kiara e pa me sytë e saj që tashmë ish-i ishte i lumtur me një vajzë tjetër, vendosi të niste një kapitull të ri në jetën e saj.

Ajo realizoi një set fotosh shumë të nxehta, ku nxirrte në pah sensualitetin e saj. Bëhej fjalë për një set fotosh artistike, ku Kiara ekspozonte gjoksin poshtë një kostumi klasik të zi. Prezantuesja shpesh është komentuar për ndërhyrjet plastike që mund të ketë bërë, por ajo i ka mohuar duke treguar se ndryshimi i vetëm që ka bërë është shtimi në peshë, duke e konsideruar një luftë të madhe me veten.

Në “Instastory”, Kiara ndau një foto ku tregonte eksperiencën e saj dhe betejën që ka bërë për të shtuar disa kilogramë. “2017, 49 kilogramë. Kam qenë aq e dobët, sa s’mund ta besoj! Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, shkruante ajo.

Dhe duket që kilet e kanë ndihmuar të duket më seksi, ndërkohë që ka mundësi t’i tregojë format me bikini, tashmë e rikthyer në krahët e këngëtarit Butrint Imerit. Le të shohim nëse karriera e Butrinit dhe lidhja në distancë do t’i sjellë të tjera telashe Kiarës apo ajo të jetojë e lumtur krah tij.

/Panoramaplus.al

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura