Kiara Tito bën ndryshimin në pamje, fansat e krahasojnë me Kylie Jenner (FOTO)

Sep 17, 2019 | 15:20
SHPËRNDAJE

Kiara Tito është një nga moderatorët më të komentuara në media e në rrjetet sociale. Ajo prej kohësh është bërë kryefjala e mediave rozë, për shkak të historisë së dashurisë me këngëtarin, Butrint Imeri.

kiara

Ata asnjëherë nuk e konfirmuan një gjë të tillë, pavarësisht se shpeshherë u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje pak ditë më parë, Butrinti prezantoi me fansat e tij, të dashure e re, duke iu dhënë fund thashethemeve në lidhje me Kiarën.

kiara2

Kjo e fundit ka zbuluar një ditë më parë se ka bërë një ndryshim në look-un e saj. Moderatorja ka vendosur që të heqë dorë nga flokët e shkurtër, duke i zgjatur me extension.

kiara komente

Ajo gjithashtu ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve duke i errësuar. Ndryshimin e modelit të flokëve, Kiara e ka treguar nëpërmjet disa pozave në postuara në “Instagram”, ku duket se fansat e kanë pëlqyer pamjen e saj të re dhe e kanë krahasuar me Kylie Jenner.

kiara1 KIARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura