“Këtu ndodh gjithçka? Jam xheloz”- Rama publikon pamjet kur i tregon zyrën Presidentit Charles Michel. Nga koshi i basketbollit tek libri dhuratë për zyrtarin e BE

May 20, 2022 | 15:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momentet kur u prezanton zyrën e tij në Kryeministri Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.

“Këtu ndodh gjithçka? Jam xheloz”- shprehet Michel teksa sheh tavolinën e punës së Ramës.

“Aty është Abraham Lincoln që lexon tweetet e Donald Trump”- i thotë Rama dhe Presidenti i KiE qesh.

Ndërkohë, zyrtari i BE sheh dhe topin e basketbollit dhe kërkon koshin.

Por Rama i hap një derë tjetër dhe i tregon dhe koshin e basketbollit.

“S’ka mundësi”- thotë Michel teksa qesh dhe arrin të realizojë një kosh që me hedhjen e parë.

Ndërkohë Rama i ka dhuruar një libër zyrtarit të BE dhe i thotë: Ky është një libër që do të doja ta lexoje, është shumë i bukur, i shkruar nga një grua shqiptare që punon në LSE, është filozofe dhe ka shkruar një libër për fëmijërinë e saj në Shqipërinë komuniste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura