“Këtu komandoj unë, jeni këlyshët e mi”, kapoja shqiptar i pamëshirshëm. Si u justifikua në gjyq

SHPËRNDAJE

Çdo gjë nisi nga një postim në Facebook. Më tej erdhi dhuna, rrahje dhe shkelma pa mëshirë. Një grup prej pesëmbëdhjetë djemsh rreth njëzet vjec kundër një grupi prej pesë ose gjashtë persona.sherr

Pas dhunës, ata që gabuan me shënimin në facebook përfunduan të lidhur ne qafë me rripat e pantallonave dhe u tërhoqën zvarrë si qen.

Kështu e përshkuan media italiane gjithë sa ndodhi në prillin e shkuar, me protagonist të grupit të dhunshëm një shqiptar 22 vjecar, i njohur si kapoja. Ai është Ervin D, tashmë i arrestuar dhe së fundi i dënuar edhe me burg.

Karabinierët u njoftuan për sherrin e dhunshëm nga një kalimtar, që dha alarmin se pesë djem po rriheshin në mes të rrugës.

Ata nuk donin të tregonin, por telefonatat më pas zbuluan gjithçka. Të gjithë përfunduan me plagë në spital nga dhuna. Një nga të dhunuarit tregoi se fillimisht atyre u kërkuan para. Kapo ishte Ervini, një 22 vjeçar shqiptar, i cili ishte i njohur për policinë, pasi ishte arrestuar më herët edhe për vjedhje, por më pas, kishte kaluar në dhunë ndaj kundërshtarëve.

“Këtu urdhëroj unë, bëni atë që them, është zona ime”- thoshte ai.

Më pas plasi dhuna, ashtu si tregojnë të rinjtë që janë rrahur, aq shumë sa na plasi gjaku nga hundët. Lideri i grupit sipas tij, shqiptari i gjatë dhe i hollë bërtiste: “Ju duhet të më jepni paratë, sa kohë që unë jam këtu unë jam në krye, unë dua 200 euro”, Ishte vetë Ervin D. i cili më vonë i kërkoi falje gjyqtarit të tij për “viktimat”.

“Më vjen keq, ishte një mbrëmje kur ishim pak të dehur”- tha ai. Më shumë ose më pak njëjtat fjalë thanë edhe Frederick C., 19, R. Andrea, tani 21 dhe Alessandro M., 20.

 

 

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakKush fiton nga kriza turke?
Artikulli tjetërAjeti pranë transferimit te ekipi i ri, do të stërvitet nga ish-qëndërmbrojtësi i Milanit

S'KA KOMENTE

Comments are closed.