“Këtu ka një ngatërresë se..”, Rama dhe Kurti e mbyllin me batuta konferencën e përbashkët: Do thonë folën vetëm ministrat se këta s’flasin me njëri tjetrin

Sep 27, 2021 | 11:30
SHPËRNDAJE

Konferenca e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit Albin Kurti ka përfunduar me batuta mes të dy palëve.

Ishte kryeministri Kurti ai i cili vuri në dukje se takimi i ditës së sotme ishte me qasje zhvillimore, pasi më shumë në takim kanë diskutuar ministrat e kabineteve qeveritarë se sa dy kryeministrat.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Rama, i cili ka thënë me humor se kjo mund të keqkuptohet dhe në media mund të thuhet se kryeministrat nuk flasin me njëri tjetrin dhe ndaj kanë folur vetëm ministrat. Por, që më tej ai shtoi se komunikimi midis tyre është shumë më tepër se sa mund të mendohet.

Pjesë nga biseda:

Albin Kurti: Më lejoni që në fund të ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm.

Ky është që, gjatë takimit një orë e gjysëm që kryeministri Rama kishte e ardhur me pothuajse gjysmën e Këshillit të Ministrave dhe unë po thuajse me gjysmën e kabinetit qeverisës, më shumë kanë diskutuar ministrat tanë se sa ne të dy. Diskutimi ka qenë me qasje zhvillimor, për më shumë se 1 orë e gjysëm nuk janë përmendur as fjala Ballkan, as fjala Serbi, por vetëm fjala Shqipëri dhe Kosovë. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetem per politikë ndërkombëtare.

Edi Rama: Këtu ka një ngatërresë se këta do thonë se këta nuk paskan fol me njëri tjetrin, kanë folur vetëm ministrat se këta nuk flasin me njëri tjetrin. Por në fakt flasim shumë më tepër me njër tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura