“Këtu jeni me partinë e punës”- Rama ‘provokon’ me fermerët: Di t’i dalloj kollaj fare demokratët, por ka vdekur koha kur…

May 18, 2022 | 11:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e programit IPARD III në Shqipëri. Sipas Ramës, ky program do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

Kryeministri i dha përgjigje kritikëve që thonë se bujqësia “po vdes”, por ai tha se “ka vdekur koha kur AZHBR ishte degë partie e bujqësia e ndarë në parcela partie e ato pak para që jepeshin jepeshin me parti”.

Sa i takon fondeve te BE, Rama theksoi se “na takon ne ti vëmë në punë, ne e ju e ata si ju që deri dje mund të kenë qenë mosbesues por dhënë Zoti hapin sytë shohin çfarë bëhet, e përpiqen ta bëjnë si ju.

E ju këtu jeni me një parti mbi të gjitha partitë që është partia e punës. Dakord? Partia e Punës. Ndërkohë që këto partitë e tjera secili ka mendjen e vet, secili ka zgjedhjen e vet por kur vjen puna te puna e partia e punës ne jemi këtu për të vlerësuar të gjithë ata që parti të tyre kanë punën e vetëm punën”.

Edi Rama: Se flet shumëkush për bujqësinë që po vdes që nuk po merr dot më frymë, për fshatin që po braktiset përfundimisht se s’ka kush punojë tokë e flasin njerëz që me fshatin s’kanë asnjë lidhje ose njerëz që mund të jenë të lidhur me fshatin por nuk duan të kuptojnë se rruga e bërjes sukses ka ndryshuar. Nuk është më rruga e vjetër e të punuarit vetëm e të fituarit vetë duhet bashkim forcash ku secili ka pjesën e vetë për atë pjesë të procesit që i takon atij, jo bashkim forcash si dikur por bashkim ku tjetërkush e punon tokën, tjetër kush e ofron farën e fidanën në mënyrën si trajtohet, tjetër grumbullimin.

E për gjithë ata që flasin kam një shembull të thjeshtë, para 7-8 vitesh që autostradat e Shqipërisë ishin të mbushura me tezga, fruta perime, ec e ishte tezga që rrinin në mes të diellit për të shitur fruta. Ky ishte tregu bujqësor i Shqiperise nëpër rrugë.

Ku janë sot, pse s’ka më? Mund të ndodhë për ma që i di përmendësh rrugët e Shqipërisë ka kohë që s’më ndodh të shoh tezga të shtrira me dhjetra metra, makina që ndalojnë për të blerë, nuk ka më se është ngritur një sistem tjetër, duhet të bëjmë akoma më shumë pika grumbullimi, por janë sot ashtu si janë gjithë linjat e eksportit të hapura e sot Shqiperia punon dyfishin e tokës bujqësore që punonte deri para 7-8 vitesh.

Na takon ne këto fonde ti vëmë në punë, ne e ju e ata si ju që deri dje mund të kenë qenë mosbesues por dhënë Zoti hapin sytë shohin çfarë bëhet, e përpiqen ta bëjnë si ju.

E ju këtu jeni me një parti mbi të gjitha partitë që është partia e punës. Dakord? Partia e Punës. Ndërkohë që këto partitë e tjera secili ka mendjen e vet, secili ka zgjedhjen e vet por kur vjen puna te puna e partia e punës ne jemi këtu për të vlerësuar të gjithë ata që parti të tyre kanë punën e vetëm punën.

Kur mbarojnë punën shesin e domatet e patatet, një të dielë në katër vjet shkojnë e votojnë puna e tyre. Fakti që nga ky program përfitues janë të gjithë ata që flasin me punën e tyre e nga ky nuk përftohet më përmes partisë, parasë, korrupsionit, nuk përfitohet më përmes tarafit, kuptohet nga një gjë e thjeshtë, BE akreditoi agjencinë në 2018, nuk e akreditonte më parë, se i ka mekanizmat për të kontrolluar kë po certifikon.

Ke te certifikonte? Ata që vazhdojnë sot bërtasin bujqësia bujqësia jepnin më shumë fonde bujqësisë? E kur BE certifikon e financon do t thotë që koha kur AZHBR ishte degë partie e bujqësia e ndarë në parcela partie e ato pak para që jepeshin jepeshin me parti, ka vdekur.

U bëra vite në këtë punë e si jeni ju në raport e punën tuaj, e unë ju shoh e ju dalloj kush janë demokratë e ja ku jeni të nderuar e të respektuar, i di kollaj fare ti gjej e socialistët pavarësisht se si kam parë ndonjëherë duken komplet, po nuk ka rëndësi ne këtu jemi për partinë e punës ju falenderoj si anëtarë të parisë së punës, demokratë e socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura