“Këtu do me keni edhe 5 vjet!”- Rama ironi me gazetarët: Do privatizojmë Kryeministrinë, Teatrin, Gjykatën dhe…

Sep 29, 2020 | 14:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se do të jetë në politikë deri në vitin 2025.

“Këtu më keni edhe 5 vjet, pastaj flasim”, iu tha ai gazetarëve në konferencën për shtyp, pasi u pyet për idenë e legalizimit të kanabisit.

“Nuk heq dorë nga ajo ide, do e bëjmë kur të jetë gati”, tha Rama.

I pyetur nëse do të legalizohet kanabisi në këtë legjislacion, Rama tha:

“Legjislacioni s’ka mbaruar akoma, do jetë gati kur të jetë gati e njësoj si amnistia fiskale është e lidhur me konsultime dhe ekspertizë ndërkombëtare mos u nxitoni, këtu më keni edhe 5 vjet, pastaj 2025 -2029 flasim, flisni ju se unë, po flasim flasim”.

“Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do privatizohet? (qesh) Po është e vërtetë, është një paketë privatizimesh, Kryeministria, TKOB, Galeria e ASrteve, godina e Universitetit dhe Korpusi Gjkyqësor më duket do privatizohen do bëhen kazino”, e mbyli Rama përgjigjen e tij me ironi për pyetjen e fundit nga gazetarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura