“Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua”/ Basha pas takimeve në Berat: Ndryshimi do të vendoset në 25 prill me votën e shqiptarëve

Mar 20, 2021 | 21:51
SHPËRNDAJE

basha ne beratKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë as për të dhe as për Ramën. Pas takimeve të zhvilluara sot në Berat, Basha shprehet i bindur se në 25 prill ndryshimi do të vijë me votën e shqiptarëve.

“Sot në Beratit ku takova dhe bisedova me qindra qytetarë, sipërmarrës, të rinj e të reja, gra e burra entuziastë për ndryshimin që po vjen.

Beratasit janë të bindur tashmë se koha e Ramës ka kaluar. Në 8 vite ai vetëm e rrënoi Shqipërinë. Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Ndryshim që do të vendoset më 25 prill me votën e shqiptarëve. Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua.

Këto zgjedhje janë për shqiptarët! Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton! #ShqipëriFITON”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura