Këto foto ushtarëve të Gardës Kombëtare që janë dërguar për të mbrojtur Kongresin në Uashington të SHBA-ve po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare.
Trupat e gardës kanë fjetur në hollin e Kongresit, ndërkohë që siguria u rrit një javë para përurimit të presidentit të ri Joe Biden.
Në këto foto të shkrepura sot shfaqen ushtarë të shtrirë përtokë me armë në duar, pamje që nuk ishin parë që nga Lufta Civile. Afro 20 mijë trupa janë autorizuar për të patrulluar në Uashington gjatë këtyre ditëve.
Raportohet për 6200 trupa në terren dhe të paktën 10 000 që do të bashkohen me pjesën tjetër ditën e shtunë.
Sjellim në vëmendje që presidenti në detyrë Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas paralajmërimeve të FBI për kryengritje të armatosura dhe sulme pas datës 16 janar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al