Këto janë tre arsyet pse nuk duhet ta mbani më lidhësen e flokëve në kyçin e dorës

Sep 15, 2020 | 22:35
SHPËRNDAJE

1

Keni dëgjuar më parë se lidhësja e flokut, nëse mbahet në kyçin e dorës dëmton shëndetin tuaj? Nëse e keni bërë këtë veprim më parë, është momenti që ta eliminoni nga përditshmëria juaj sepse:

1.Mund të shkaktojë probleme të qarkullimit të gjakut

2

Kur vendosni praktikisht, një shirit gome në kyçin e dorës, ju po shtypni enët e gjakut. Kjo ndërhyn në lëvizjen normale të gjakut në trup. Si rezultat, ju mund të zhvilloni sindromën e “tunelit të kyçit të dorës”, e cila manifesohet në dhimbje të zgjatur dhe mpirje të gishtave.

3

2.Mund të çojë në një infeksion jo pak të rrezikshëm

9

Audree Kopp, mjek në SHBA, thotë se kur mbani një lidhëse flokësh në kyçin tuaj për një kohë të gjatë, ajo dëmton lëkurën për shkak të fërkimit dhe shtypjes së vazhdueshme që shkakton. Bakteret nga vetë lidhësja elastike dhe nga lëkura, mund të futen në këtë “plagë” dhe ta infektojnë atë, duke çuar edhe në kryerjen e një operimi. Në disa raste ju mund të keni kruarje të bezdisshme në zonën ku mbani lidhësen.

4

3.Mund të prishë pamjen/veshjen tuaj

5

Me një llastik flokësh në dorë, mund të duket sikur nuk po i kushtoni shumë rëndësi pamjes dhe ndonjëherë mund të prishë gjithë kombinimin e ditës. Mund të zgjidhni një byrzylyk apo orë për t’u dukur më mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura