Këto janë procedurat dhe afatet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Mar 22, 2018 | 8:38
SHPËRNDAJE

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka sqaruar të gjitha procedurat dhe afatet për liberalizimin e vizave pas miratimit të Demarkacionit.

vizat

Sipas tij tani gjithçka është në dorën e Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së.

Këto janë të gjitha procedurat që Sipas Muratit dhe t’i kalojë Kosova për liberalizim të vizave

Lexojeni statusin e plotë:

Sqarim rreth procedurave vendimmarrëse në BE, në rast të liberalizimit të vizave

Vizat nuk janë liberalizuar ende. Me ratifikimin e demarkacionit, Kosova ka përmbushur një nga dy kushtet e mbetura. Mbetet për tu parë vlerësimi i BE-së rreth progresit që Kosova ka bërë në luftimin e korrupsionit e krimit.

Proceduralisht, për liberalizim të vizave, në BE rol luajnë tre akter kryesorë: Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli.

Fillimisht, Komisioni e bënë vlerësimin se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim.

Pastaj, Parlamenti Evropian mandatohet nga Komisioni Parlamentar kompetent (LIBE – Komisioni për të drejta civile, drejtësi dhe punë të brendshme). Më pas, Këshilli miraton pozicionin negocues, që i hapë rrugë trialogut mes Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit, ku dakordohet për përmbajtjen e tekstit i cili më pas hidhet në votim. Pas dakordimit të tekstit, propozimi për liberalizim hidhet në votim në seancë plenare në Parlament, ku nevojitet shumica e kualifikuar. Në të njëjtën kohë, edhe Këshilli duhet ta votoj propozimin, me shumicë të kualifikuar (55% e vendeve të BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë).

E tërë kjo procedurë mund të zgjasë 6 deri në 9 muaj. Nëse vlerësohet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, liberalizimi mund të na vie më së afërmi në vjeshtën e vonë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/mesohet-gjithcka-keto-jane-procedurat-dhe-afatet-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven-514708/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura