Këto janë binjaket më të ndryshme në botë!

Mar 2, 2015 | 14:35
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Njëra ka flokë kaçurrele të zeza dhe sy të zinj, ndërsa tjetra është flokëkuqe me sy blu.

Njëra ka ngjyrë lëkure të bardhë si qumësht, ndërsa tjetra është çokollatë.

Njihuni me binjaket më të ndryshme në të gjithë botën.

Sipas “Daily Mail”, Lucy dhe Maria Aylmar janë një miksim racash për shkak se nëna e tyre Donna është xhamajkane ndërsa babai Vince është i badhë.

Vajzat që kanë edhe dy vëllezër e motra tregojnë se ato nuk ndihen ndryshe pavarësisht ndryshimin në pamje, pasi janë tepër të lidhura me njëra-tjetrën.

“Askush nuk e beson se jemi motra binjake, edhe kur vishemi njësoj. Ne nuk ngjajmë si motra, le pastaj si binjake. Miqtë tanë na kanë bërë ti tregojmë edhe certifikatën e lindjes për ta besuar”-ka treguar Maria.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura