Këto janë 3 mësimet e rëndësishme që Dojna Mema do donte t’ia jepte djalit të saj (VIDEO)

Sep 21, 2022 | 21:10
SHPËRNDAJE

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata mirëpritën në jetë më 20 gusht fëmijën e tyre të parë.

dojnamema

Çifti u bënë prindër të një djali të cilit ia vendosën emrin Nolan Sol Sata. Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet socile, duke ndarë momentet më të ëmbla me të birin.

Ajo ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram duke u dhënë atyre mundësinë ta pyesin rreth kurioziteteve të ndryshme. Mes të tjerash dikush e ka pyetur moderatoren: “Kë do konsideroje një nga mësimet më të rëndësishme që do t’i jepje Nolan Sol gjatë jetës?”

Moderatorja ka nënvizuar 3 mësime që do donte t’ia mësonte djalit:

“Do doja mos tu bënte të tjerëve atë që ai s’do donte t’ia bënin. Do doja të ishte një njeri shumë i lirë dhe mos të varej nga opinioni i të tjerve. Dhe gjithashtu një person që di të kërkojë falje.”

Disa ditë më parë, moderatorja tregoi se po e kalon në mënyrën më të mirë të mundshme periudhën e post-lindjes.  Ajo ka publikoi në Instagram një selfie ku pozonte para pasqyrës me reçipeta dhe xhinse duke vënë në pah barkun e saj. Krah fotos, moderatorja shkroi se dashuron çdo milimetër të trupit të saj, duke shërbyer kështu si një shembull për nënat e reja.

“Jam krenare për trupin tim që për nëntë muaj ishte shtëpia e një qenieje tjetër dhe i dha jetë dashurisë më të madhe times. Kështu që barkun e maskuar në xhinset dy masa më të mëdha dhe shenjën e operimit i dashuroj në çdo milimeter të tyrin. Faleminderit Zot#postpartum”-shkruante Dojna.

Dojna dhe Vlashenti e pagëzuan djalin e tyre me emrin e veçantë Nolan Sol: Nolan do të thotë kampion ose dikush me gjak fisnik. Kurse Sol, një emër neutral nga gjinia, është me origjinë hebraike. Dy kuptimet e tij, “lutje për” ose “paqe”, do t’i tregojnë fëmijës se ata janë një bekim në jetë dhe se e bëjnë botën një vend më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura