Këto dy gjëra nuk mungojnë kurrë në çantën e Taynas!

Oct 26, 2019 | 14:08
SHPËRNDAJE

Ajo është kthyer në një nga reperet e preferuara të publikuat shqiptar dhe karriera e saj po shënon rritje gjithnjë e më tepër.

Pavarësisht se nuk flet shumë për jetën private, Tayna këtë herë ka menduar të ndajë me fansat e saj disa detaje shumë interesante nga gjërat e saj personale.

Një nga sendet që nuk mungojnë asnjëherë në çantën e reperes është blloku i mirënjohjeve.

“Ky është blloku im i mirënjohjeve ku unë shkruaj gjithçka për të cilën jam mirënjohëse çdo ditë. Kanë kaluar 2 vite qëkur e kam nisur dhe më ndihmoi ta shihja jetën në një mënyrë më pozitive. Ka shumë gjëra që mundesh të jesh falenderues/e në jetë qoftë edhe vetë frymëmarrja. Kur fokusohesh në gjëra që i ke në jetë, të ndihmon të jesh më i/e lumtur edhe tërheq më shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë”, shkruan Tayna.

I dyti, dhe ky një detaj mjaft interesant, është ditari i saj personal.

“Dhe ky është ditari im, që më ndihmon të kuptoj veten. Ky është si miku im i ngushtë. Ndoshta duhet ta publikoj pas 20 vitesh apo më vonë dhe ta shes”, shkruan reperja e njohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura