Këtë verë do martoheshin, sot u përcollën në banesën e fundit. I jepet lamtumira çiftit që humbën jetën tragjikisht nga tërmeti

Nov 29, 2019 | 13:49
SHPËRNDAJE

73416043_537631013457626_1986381675289903104_n

Është përcjellë në vendlindje drejt banesës së fundit e reja e cila humbi jetën në Thumanë, pranë njeriut të saj të zemrës.

Iu dha sot lamtumira e fundit 25 vjecares nga Korca, Diastela Steneci, e cila mbeti viktimë e tërmetit shkatërrues të së martës në Thumanë bashke me pjestaret e tjere te familjes Cara.

Diastela Steneci ishte e fejuara e Almir Carës. Rrëqethëse është edhe historia në familjen Cara në Thumanë, pasi nga 9 pjesëtarë, vetëm 2 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë.

76793123_537631010124293_3009150359269539840_n

Almir Cara, vetëm 29 vjeç me të fejuarën e tij Diastela Steneci kishin planifikuar të martoheshin këtë verë, por ëndrrat e tyre për jetën u prenë në mes të martën në mëngjes, më 26 nëntor 2019.

Sakaq, arkivolet me trupat e të njdjerëve të familjes Cara u përcollën sot nga çadra ku po mbaheshin homazhet në varrezat e qytezëz. Trupin e pajetë të Almirit e përcollën shokët e tij mes lotësh e dhimbjes së madhe.

cara thumane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura